Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, ka deklaruar se pret nga Miroslav Lajçak, që të jetë një ndërmjetësues i mirë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. “E njoh qysh kur ka qenë i angazhuar në Bosnjë, nuk dua të gjykoj se çfarë po bën tani por shpresoj që po e kryen detyrën pa marrë anë dhe se po mundohet të arrij rezultat, e jo të nxisë dikë të heq dorë. Mendoj se është në dorën e tij dhe të atyre që e kanë dërguar aty që nënkupton Komisionit Evropian dhe Këshillit të ministrave”. “Ata duhet të kujdesen që ndërmjetësi vërtetë të ndërmjetësojë. Kur shikoj pas në kohë ishte kjo ideja e çmendur në tavolinë për të shkëputur një pjesë të Kosovës që bile mbështetej edhe nga disa në BE, nga zonja Mogherini, nuk mund të ndodhë sepse çdo ndërrim kufiri në rajon do të ishte shkatërrues ndaj shpresoj që ndërmjetësuesi do të ndjekë një rrugë të mençur”, ka thënë ajo. Pack ka folur për një marrëveshje përfundimtare, ku ka dhënë mendimin se a mund të jetë ajo sikur mes Francës dhe Gjermanisë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …