Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, konsideron se sulmi mbi policët në veri të Kosovës nuk mund të quhet, akt “terrorist”

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se  sulmi mbi policët në veri të Kosovës nuk mund të quhet “sulm terrorist”, pasi sulm terrorist quhet vetëm kur ai ndodh mbi civilët e jo mbi njësitet policore. “Kur të flasim për deficionin për terrorizëm duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Nuk ka definicion shumë të saktë. Por të gjitha e kanë një element të përbashkët. Shënjestra  duhet të jetë popullata civile e jo polici apo ushtari në detyrë dhe në uniformë. Nuk janë shqetësuese për mua iriqat. I kemi parë midis Prishtinës. Për mua shqetësuese janë gjuajtjet me armë në policë. Deri më tani kemi 31 dëshmorë në Polici, e shumë prej tyre janë vrarë prej armëve të zjarrit”. Qalaj ka folur edhe për rrugët që janë përdorur për kontrabandë në veri. Ai ka thënë se Policia vazhdimisht ka mbyllur këto rrugë, por ato janë rihapur më vonë. “Rrugët janë mbyllur në vazhdimësi. Por janë hapur kohë pas kohe. Policia patrullon atje rregullisht”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …