Ish-Drejtori i përgjithshëm i RTK-së, konsideron se është përballur me presion të madh politik për shkarkimin e tij, që ka ardhur nga kryeministri Albin Kurti. Ahmetxhekaj ka thënë se është ftuar për një takim me Kurtin më 3 dhjetor tëp vitit të kaluar, me shpresën për të diskutuar mundësinë e rritjes së buxhetit të RTK-së. Megjithatë, ai ka zbuluar se në atë takim kryeministri ka kërkuar ndryshime në menaxhmentin e RTK-së, duke nënkuptuar largimin e tij nga posti. Pas takimit, Ahmetxhekaj është ftuar nga ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, për të diskutuar për këtë kërkesë dhe për të siguruar se mesazhi i kryeministrit ishte kuptuar saktë. Ahmetxhekaj, ka deklaruar se Dejona Mihali, është personi që ka kërkuar largimin e tij nga RTK-ja. Mihali sundon Kosovën, ajo ka ndikuar në vendimet për ndryshime në këtë institucion, tha Shkumbin Ahmetxhekaj. Misteriozja, Dejona Mihali, një lloj Baba-Vange greko-shqiptaro-kosovare, vazhdon të jetë ekzekutivja enigmatike në politikat e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …