leoni

Nobelistja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, po ia paguan tagrin ushtrisë së vet, e cila ka kryer gjenocid kundër rohinjasve

Ish-drejtuesja e Mianmarit, Aung San u dënua me 33 vjet burg unik për vepra të korrupsionit dhe keqqeverisjes

Ish-kryetarja e Mianmarit, e vetëquajtur demokrate, madje fituese e çmimit Nobel për paqe nga Evropa,  Aung San Ki, u dënua me shtatë vjet të tjera burg, pasi seria e saj e gjatë e gjyqeve përfundoi të premten dhe ajo do të përballet me më shumë se tri dekada prapa grilave. Ajo u burgos nga ushtria që mori pushtetin gjatë vitit të  kaluar, pas trazirave në vend dhe terrorit e gjenocidit që kreu Qeveria e saj në Mianmar kundër qindra mijëra  myslimanëve Rohingja në vendin e tyre. Edhe pse dënimi nuk ka të bëjë me gjenocidin e etnocidin, kundër myslimanëve,  zonja Aung San,  77 vjeçe, është dënuar për çdo akuzë të ngritur kundër saj, duke filluar nga korrupsioni deri te posedimi i paligjshëm i pajisjeve të komunikimit, si dhe shpërfillja e kufizimeve të virusit korona.. Më 30 dhjetor ajo u dënua më shtatë vjet të tjera burg për pesë akuza për korrupsion në lidhje me punësime, mirëmbajtjen dhe blerjen e një helikopteri për një ministër të qeverisë, rast në të cilin ajo dyshohet se i shkaktoi “një humbje shtetit”. Aung San Ki e dënuar me një total prej 33 vjetësh burg pas 18 muaj të  proceseve gjyqësore.

 

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …