Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner, ka thënë se Serbia duhet të dorëzojë përgjegjësit që kryen sulmet në veri të Kosovës. Ai për euronews albania, ka deklaruar se të gjithë kriminelët e përfshirë përveçse duhet të ndalojnë sulmet, duhet të dalin dhe para drejtësisë. Ky është hapi i parë. Nuk ka asnjë mënyrë që të ecim përpara përveç diskutimeve”. Unë shpresoj që palët t’i kthehen tryezës së negociatave dhe është përgjegjësia e të dy palëve për të bërë diçka të tillë”. Ka një rrugë për të ecur para, kjo është e theksuar të marrëveshja e Ohrit dhe po ashtu kërkon zgjidhjen e problemit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo është mënyra si mund të ecin përpara”, u shpreh, ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, Frank Wisner.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …