Richard Grenell

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Grenell ka fajësuar qeverinë Kurti për tensionet e krijuara në veri

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell duke komentuar zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, ka thënë se dhuna e ditëve të fundit në Kosovë është e papranueshme. Grenell ka fajësuar qeverinë e Albin Kurtit për tensionet e krijuara në veri, ndërkohë që nuk ka përmendur barrikadat e vendosura nga grupe të dyshimta kriminale, të cilat disa herë kanë sulmuar gazetarë e policë e së fundmi kanë shtënë edhe pranë patrullave të KFOR-it. Grenell i ka kërkuar Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken që t’ia shtrojë disa kërkesa kryeministrit Kurti, që kanë të bëjnë me lirimin e të burgosurve serbë dhe mos-arrestimin e protestuesve paqësore. Albin Kurti vazhdon aksionet e tij unilaterale në veri, duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Antoni Blinken duhet t’i  kërkojë Kurtit të lirojë të burgosurit serbë dhe të përmbahet nga arrestimi i protestuesve paqësore ka nënvizuar  Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …