RKL: Jack Smith, habitet pse në Kosovë është një grup "njerëzish të fuqishëm" që nuk e duan Gjykatën Speciale

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shfaqur një fakt të pretenduar që ndërlidhet me Gjykatën Speciale

Ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka shfaqur një pretendim që ndërlidhet me Gjykatën Speciale. Ai ka ngritur alarmin se ish-prokurori i specializuar, Jack Smith, ka përdorur agjentë të rrejshëm të CIA-s kundër Hashim Thaçit, i akuzuar padrejtësisht për krime lufte. Në një postim të tij ai ka bërë të ditur se ka takuar  me një gazetar në Tiranë, i cili ka prezantuar  incizime të publikuara nga një sinjalizues nga Haga, të “dëshmitarëve” që i kanë tërhequr dëshmitë e tyre kundër Hashim Thacit, sepse Jack Smith përdori agjentë të rremë të CIA-s për ta manipuluar dëshminë e tyre”, ka shkruar Grenell. Sipas tij Smith e dinte se këta dëshmitarë janë të rrejshëm, madje shton se disponon  edhe një audio për këtë. Audioja e rrjedhur është qysh nga tetori 2022  dhe ai sigurisht e dinte edhe më parë”, ka thënë mes tjerash, Riçard Grenell.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …