Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Salih Mustafës, dëshmitari ndërron dhe ngatërron deklaratat

Ish-eprori i UÇK-së, Salih Mustafa thotë se kohëve të fundit ka stres të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm

Sot ka nisur seanca e radhës në gjykimin e Salih Mustafës, i cili ka kërkuar leje për të marrë fjalën dhe për të sqaruar arsyen pse nuk ka qëndruar në seancat e para të gjykimit. Në fjalën e tij, Mustafa ka thënë se nuk ka pasur qëllim që të mos respektojë Gjykatën Speciale, apo avokaten, por se kohëve të fundit është duke u përballur me stres. “Që në fillim po ju them se as dëshira ime as qëllimi im nuk është të mos ju respektoj juve apo këtë Gjykatë, por as zonjën avokate që është ulur atje përballë. Kjo nuk është as në bindjen time, as në sjelljen time, por kohëve të fundit më është shkaktuar një stres dhe ky stres më është shkaktuar nga faktorë të ndryshëm”, ka thënë Mustafa. Pas kësaj, seanca ka vazhduar e mbyllur për publikun. Sqarimi i Salih Mustafës vjen pasi që dje ka lëshuar sallën e gjyqit për çka mbrojtja e tij ka deklaruar se i njëjti nuk dëshiron të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë gjykimit të tij. Por, trupi gjykues e ka kërkuar prezencën e tij sot në sallë dhe menjëherë pas fillimit të seancës i është ofruar fjala për të sqaruar atë që kishte për të thënë Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …