Dhuna ndaj protestuesve të vitit 1981

Ish-funksionarët jugosllavë në institucionet e Kosovës, zbehin pavarësinë vendit dhe fyejnë ndjenjat e çlirimtarëve

Edhe 20 vjet pas luftës dhe çlirimit të Kosovës nga Serbia, ish-funksionarë jugosllavë, prokurorë, gjyqtarë, porotë, inspektorë të UDB-së, milicë, vrasës të protestuesve nëpër demonstrata, vrasës të atdhetarëve në prita, vrasës nëpër qelitë e burgjeve, sidomos pas vitit 1981, hetues e spiunë të damkosur të ish regjimit jugosllav e serb, vazhdojnë të jetë pjesë e institucioneve të Kosovës, madje shumë më të avancuar sesa kanë qenë në kohën e tyre, kur Kosova ishte e pushtuar nga Jugosllavia e  Serbia. Në pozita të larta në shumë institucione janë edhe bijtë e bijat e tyre.

Kuvendi i Kosovës nuk e ka futur asnjëherë në shqyrtim ligjin mbi lustracionin, sepse ish-funksionarët jugosllavë, në bashkëpunim me një pjesët të kreut të luftës kanë udhëhequr dhe udhëheqin disa nga institucionet me rëndësi të vendit.

Ish-funksionarë jugosllavë në institucionet e Kosovës, zbehin pavarësinë vendit dhe fyejnë të burgosurit politikë dhe luftëtarët e lirisë.

Një projektligj që ndodhet në procedurë shqyrtimi në Kuvend kërkon hetim mbi të kaluarën komuniste të zyrtarëve publikë, që nga kryetari  i shtetit e deri tek drejtorët e shkollave, të cilët kishin përjashtuar nxënësit nga procesi mësimor për shkrimin e ndonjë fjale apo fjalie të atakonte regjimin pushtues jugosllav.

Projektligji për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë të institucioneve publike dhe të të zgjedhurve ka 30 nene dhe, sipas iniciuesve, përmbajtja e tij është në frymën e Rezolutës 1481 të Këshillit të Evropës.

Me të synohet të trajtohet e kaluara e shoqërisë në sistemin komunist jugosllav dhe që aktorët e atij sistemi t’i kufizojë në marrjen e përgjegjësive në institucionet publike. Krahas kësaj, edhe që t’i “rehabilitojë moralisht” të gjithë ata që për shkak të bindjeve të tyre politike kanë vuajtur nga padrejtësitë e bëra nga ai sistem.

Shtyrja e shqyrtimit të këtij projektligji, sidomos pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhjetë vjet më parë, është fyerje e rëndë për mijëra familje të burgosurve  politikë, të dëshmorëve të kombit dhe forcave atdhetare kudo në vend.

Prania e ish-funksionarë jugosllavë në institucionet e Kosovës, ka bërë që asnjëherë  të mos  shkëputen lidhjet me krerët e regjimeve në Serbi  dhe në vazhdimësi të joshen orekset e autoritete të larta të Serbisë  për t u kthyer në Kosovë përmes kësaj kolone të pestë, e cila ende është shumë e fortë në Kosovë. Pikërisht ky segment i këtyre ish funksionarëve në organet e larta të drejtësisë e të sigurisë ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me shërbimet serbe dhe ato të huaja dhe nga ky mes tetë vjet pas luftës ka lindur edhe ideja për gjykatën Speciale. Dihet po kështu fare mirë se kush ka filluar  hetimin e luftës së UÇK-së, në vitin e parë pas çlirimit dhe kush me kë ka mbajtur raporte  konfidenciale.

Bijtë dhe bijat e këtyre ish-funksionarëve janë ata që përshëndesin Gjykatën Speciale kundër UÇK-së, janë ata që i gëzohen “goditjes” speciale, janë ata që mbrohen pas maskave të dëshmitarëve të mbrojtur në këtë gjykatë. Janë pikërisht prokurorët e ish regjimit si Reshat Millaku me kompaninë e tij, të cilët qe 40 vjet dënojnë, nacionalistë, irredentistë, luftëtarë të UÇK-së dhe përgjithësisht shqiptarë liridashës, në në kohën e Titos, të milosheviqit, të UNMIK-ut, EULEX-it dhe sot në kohën e Kosovën e pavarur.

Përgjegjësinë kryesor për këtë bashkëpunim të pamoralshëm në aspektin kombëtar e kanë të gjithë funksionarët e pas luftës, secili për masën e vet, sepse gjykimi i historisë, është gjykim moral por i përjetshëm, është ai gjykim popullor që historikisht iu ka bërë Ballaban Badherës, Esad Pashë Toptanit, Ahmet Zogut, Ceno beg Kryeziut, Ali Shukrisë dhe qindra të tjerëve. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …