SHBA-ja duhet të ketë një përfshirje më të madhe në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë. Kështu po cilëson ish-komandanti amerikan në Evropë, Ben Hodges, në një mendim të tij të publikuar në një blog. Sipas tij një qasje e re e SHBA-ve do të impononte një rol më të madh të SHBA-ve në këtë proces, duke pasur parasysh modelin e marrëveshjës së paqes së Dejtonit, dhe emërimin e një të dërguari të posaçëm, si rasti i Richard Holbrook. Duke folur për rolin e SHBA-ve në këtë aspekt, Hodges theksoi se mund të jetë vendimtar në rajon nëse zbatimi i një marrëveshjeje strategjike dhe gjithëpërfshirëse ështëi i integruar mirë me përpjekjes e BE-së dhe NATO-s. Sipas tij, kjo i mbron të dy palët nga presionet e brendshme dhe të jashtme, dhe siguron shpresë për ta duke arritur kompromise të vështira por të nevojshme. Hodges, veteran i Ushtrisë amerikane, aktualisht është pjesë e Qendrës Evropiane për Analiza Politike.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …