Ish-gjenerali i forcave amerikane në Evropë, Frederic Ben Hodges, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon

Ish-gjenerali i forcave amerikane në Evropë, Frederic Ben Hodges, ka folur për situatën e sigurisë në rajon dhe dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai gjithashtu është pyetur edhe për emërimin e emisarit britanik për Ballkanin Perëndimor dhe nëse do të jetë e mundur që Britania e Madhe, Amerika dhe Evropa të punojnë bashkë në çështjen e negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka deklaruar se duhet të ketë një strategji për Ballkanin Perëndimor edhe pse   NATO-ja duhet të përsërisë disa herë që misioni i KFOR-it në Kosovë është për të qëndruar dhe se nuk do të largohet. “Do të ishte e rëndësishme për BE-në, Anglinë, Amerikën  dhe NATO-n që të kenë një qëndrim të përbashkët për atë që po ndodh në Ballkanin Perëndimor. Është në interesin e të gjithëve që të kemi rritje të stabilitetit ekonomik dhe të sigurisë në rajon. Duhet të punojmë të gjithë, për të gjitha çështjet kyçe të BE-së. Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara  duhet ta kenë strategjinë e duhur për rajonin. Po ashtu dua të theksoj se NATO duhet ta thotë qartë, përsëri dhe përsëri,  se misioni i KFOR-it është këtu për të qëndruar dhe se nuk do të largohet nga Kosova”, ka rikonfirmuar  gjenerali amerikan.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …