Ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it Dean Pineles ka deklaruar se nuk ka qenë i nevojshëm krijimi i Gjykatës Speciale

Ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it Dean Pineles ka deklaruar se nuk ka qenë i nevojshëm krijimi i Gjykatës Speciale

Ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it.  Dean Pineles, në një intervistë për “Zërin e Amerikës ka deklaruar se trajtimi nga Gjykata Speciale i krimeve të luftës të kryera vetëm nga një grup shqiptarësh dëmton besueshmërinë e saj.  I pyetur nëse ish kryetari  i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-Kryetari i Kuvendit  Kadri Veseli dhe udhëheqës të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë në pritje të fillimi të gjyqit ndaj tyre në Hagë, si i e shihni  ju punën e deritashme të Gjykatës Speciale të Kosovës për krime lufte, ai është përgjigjur. Së pari, si një parim orientues i ligjit ndërkombëtar, njerëzit që kryejnë krime serioze si krime lufte, apo krime kundër njerëzimit, duhet të mbahen përgjegjës. Por, kjo shtron pyetjen se si duhet të mbahen këta njerëz përgjegjës për veprimet e tyre? Në Kosovë përgjigja për këtë ishte themelimi i Gjykatës Speciale. Kam mbajtur gjithmonë qëndrimin se krijimi i kësaj gjykate nuk ishte i domosdoshëm sepse EULEX-i, ku unë kam punuar, ka drejtuar një sistem gjyqësor plotësisht funksional në Kosovë. Por, në vitet 2011-2014 në komunitetin ndërkombëtar mbizotëronte ideja se krijimi i Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë ishte i nevojshëm dhe se EULEX-i nuk mund të merrej me këtë çështje për shkak të ndërhyrjeve politike, frikësimit të dëshmitarëve dhe gjëra të tjera të ngjashme. Kështu që në këtë mënyrë filluan përpjekjet për krijimin e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …