Ish i burgosuri politik, veprimtari dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut gjatë luftës së UÇK-së, Sadik Halitjaha, iu ka bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i PDK-së Kadri Veseli, i cili tha se sot na është bashkuar edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i cili është ish-anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të AAK-së. Mirë se erdhe në familjen tonë, Sadik! Bashkohuni me mua për ndërtimin e një të ardhme më të mirë! #PDK112”, ka shkruar Veseli. Javë më parë PDK-së i është bashkuar edhe njëri ndër komandantët e Koshares, Hisen Berisha.
