Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, do të merret në pyetje gjatë javës së ardhshme nga Gjykata Speciale në Holandë. Ai ka thënë se nga Gjykata Speciale është ftuar në cilësinë e të dyshuarit. Ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të merrem në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, në Holandë. Edhe ushtari i UÇK-së, Xhavit Elshani, është ftuar nga Gjykata Speciale. Ai thotë se nga Gjykata është ftuar në cilësinë e dëshmitarit. Ditë më parë nga Gjykata Speciale kanë marrë ftesa edhe Durmish Gashi dhe Halil Çardaku.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …