Ish-kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka lëshuar ulësen e deputetit. Ai ka falënderuar qytetarët e Kosovës për votat e besuara që ka marrë në zgjedhjet e 6 tetorit dhe ka thënë se “do të vazhdojë punën e pandalshme në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe do t’u qëndrojë në krahë edhe kundërshtarëve politikë”. Haradinaj, po ashtu, ka theksuar se ulësen e tij në Kuvendin e Kosovës do ta lë për kolegët e tij dhe se “do të vazhdojë të mbaj të hapura dyert e Aleancës për reformën e nevojshme që e kërkoi sovrani”.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …