Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Fushës Kosovës, Adem Zogjani i është bashkuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Lajmin e ka bërë me lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili, ka thënë se Adem Zogjani i është bashkuar vizionit 100 për qind shtet. “Nder i veçantë, të marrë përkrahje nga profesori universitar Adem Zogjani, për vizionin tonë, për Kosovën 100 për qind shtet. Adem Zogjani, nga familje që dha dëshmorë për lirinë e Kosovës, u angazhua prej dekadash për zhvillimin e arsimit në vend, demokracisë dhe vlerave tona si shoqëri. Sot, ai po e mbështet vizionin e Aleancës për fuqizimin e Kosovës, shtet të denjë për qytetarët tanë, të fortë në ekonomi, në politikë dhe në aleancë të përhershme me partnerët strategjik”, ka shkruar Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …