Ish-kandidatja për kryetare në Amerikë, Hillary Clinton, ka përkrahur kandidatin e Partisë Demokratike, Joe Biden, në kandidaturën e tij për kryetar të SHBA-së. “Ky është moment kur na duhet një lider, një kryetar sikur Joe Biden”, ka thënë ajo gjatë një ngjarjeje online bashkë me ish-zëvendëskryetarin. Përkrahja shënon vazhdimin e serisë së profileve të larta në Partinë Demokratike që përkrahin Bidenin në garë me presidentin Donald Trump për zgjedhjet që pritet të mbahen më 3 nëntor sivjet. Clintoni, që dikur ishte Sekretare e Shtetit, kishte humbur zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 pikërisht kundër Trumpit. Bideni ishte zëvendëspresident i Barack Obamas, e Clintoni Sekretarja e parë e Shtetit në mandatin e tij. Të dy kishin konsideruar më herët në të njëjtën kohë kandidaturën për president, por Bideni kishte anuluar planet për shkak të vdekjes së të birit, Beau.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …