Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut në Kosovë, Hansjeorg Shtrohmeyer, gjatë paraqitjes së tij para trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë, ka deklaruar se është në dijeni që Hashim Thaçi si përfaqësues i UÇK-së në Qeverinë e Përkohshme, ka bërë thirrje për një Kosovë multientike. “Jam në dijeni që kanë ndodhur deklaratat të tilla dhe ne ia kemi kërkuar ndonjëherë atij ta bënte këtë gjë”, ka thënë dëshmitari. Ai ka thënë se edhe në rastet e tjera, Thaçi ka luajtur rol të dobishëm në shtendosjen e situatave, sidomos për periudha afatshkurta. “Ai edhe në raste të tjera ka bërë thirrje të tilla dhe është shembull se si ai ka luajtur një rol shumë të dobishëm, shumë të frytshëm për zgjidhjen e situatave të tilla sidomos në periudha afatshkurta”, ka thënë dëshmitari. “Në gjithë deklaratën time unë nuk besoj që flas për një politikë të përgjithshme sepse politika në vetvete është një vendim shumë i synuar ose i qëllimshëm që shkon në drejtim të caktuar. Megjithatë, mund të ketë sjellje që bën të mundur ose i lejon akteve të caktuara që të shkojnë në përmbushjen e një politike të caktuar. Domethënë, ajo se çfarë po përpiqem të them është se mund të ketë një dallim në mes asaj që deklaron gjenerali Xhekson nga përshtypjet që më janë krijuar mua gjatë kohës që kam qenë atë”, ka thënë ai. BetimipërDrejtësi
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, pas vizitave të disa bizneseve, ka mbajtur tubime me qytetarë edhe në Dragash e në Zhur
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, pas vizitave të disa biznese, ka mbajtur tubime …