Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë administratës së Donald Trumpit, zotëriu, Xhon Bolton ende mendon që shkëmbimi i territoreve, është veprim i drejtë. Në një paraqitje në medie Bolton ka thënë se nuk ishte ai që e sugjeroi këtë ide, por atë kohë po flitej për këtë mundësi. Por u vërtetua politikisht e pamundur në Kosovë, e më pas edhe në Serbi. Tony Blair erdhi më vizitoi rreth kësaj, dhe më tha se kemi liderë që mund ta bëjnë këtë. Ai ka treguar edhe një bisedë që kishte pasur me sekretarin e atëhershëm të Shtetit, rreth kësaj çështje. Sekretari i shtetit atë kohë tha se nuk mund të duam paqen më shumë se palët, nuk mund të imponojmë zgjidhje, por nëse e arrijnë, ne duhet ta përkrahim. Shumë njerëzve nuk u pëlqen ideja për shkëmbim të territoreve, por qelësi ka qenë që dy shtetet të ishin të pajtimit, derisa nuk ishte e imponuar nga dikush tjetër”, ka thënë ai. Nëse palët do ta bënin, evropianët nuk e përkrahën, unë kisha thënë se do të përkrahim dhe ende mendoj që është i drejtë”, ka deklaruar Xon Bolton.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …