Afrim Veseli: Presidente e Kosovës, ju jeni vetëm një individ që mbanë një post, e Shqipëria është aq e madhe...

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Afrim Veseli, ka folur për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Afrim Veseli, ka folur për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova, duke theksuar se kjo do të ishte një zhvillim shumë i dhimbshëm. Sipas tij, është e mundur që trupat amerikane të tërhiqen, por kjo varet nga zhvillimet politike dhe diplomatike globale, sidomos pas ardhjes në pushtet të presidentit Trump.  “Me ardhjen e Trump ka ndryshuar shumë çka. Duket ridizajnimi i rendit të ri botëror dhe ndryshimi i aleancave. Tërheqja e ushtrisë amerikane, për ne pjesëtarët e UCK-së, FSK-së është tepër e dhimbshme.  Afrim Veseli tha se miqësia dhe bashkëpunimi mes FSK-së dhe ushtrisë amerikane kanë qenë kyçe për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës, duke nënvizuar se çdo krizë e sigurisë në rajon është zgjidhur nga prania e ushtarëve amerikanë. I gjithë suksesi i FSK-së ndërlidhet me ushtarët amerikan, çdo problem e sfidë që kishim ata i kishim para dhe pas. Çdo problem në fushën e sigurisë që Kosova ka pasur në veri apo jug, ishin ushtarët amerikan prezent dhe çdo gjë ndryshonte. Tërheqje eventuale e trupave amerikane mund të sillte pasiguri dhe tensione, sidomos në rajonin e Ballkanit, që mund të çonin në konflikte të reja, sh-koloneli i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Afrim Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një vakum sigurie në Evropë

Tërheqje e Amerikës nga Kosova, mund të rrisë paqëndrueshmërinë në rajon dhe të krijojë një …