Ish -koloneli i Policisë, Rrahman Sylejmani, ka folur në lidhje me një incident që kishte ndodhur më 2008 në shtëpinë e kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi. Sipas tij, gjatë një takimi ku të pranishëm ishin Hashim Thaçi, Hajredin Kuçi, Fatmir Limaj, Zenun Pajaziti e disa të tjerë, Sylejmani thotë se e kuptoi që kishte qëllim që t’i ndërrohet kahja hetimeve për rastin kur një person kishte hyrë në shtëpinë e Thaçit, e më pas i njëjti ishte plagosur nga garda e sigurisë. Sipas tij, planifikohej që rasti t’i përshkruhej Ramush Haradinajt, që ato ditë po përplasej politikisht me Thaçin. Lidhur me këtë rast ka folur për mediet zëvendëskryeministri i atëhershëm dhe Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi. Ai ka thënë se ai takim është mbajtur në prani të rreth 10 vetave. Asnjëherë në prezencë time nuk ka kërkuar dikush diçka të tillë nga ai apo ndokush tjetër. Z. Sylejmani thotë se pastaj ka kuptuar, e inkurajoj ta thotë me emër si dhe nga kush. Nëse ka ndodhur, që unë nuk e di, më vjen keq që nuk ka hapur hetime në atë kohë dhe më vjen mirë që, nëse dikush i ka thënë, nuk qenka ndikuar z. Sylejmani”, ka saktësuar, Hajredin Kuçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …