Ish-komandant i UÇK-së e ish-anëtar i LDK-së është dëshmitari numër 24, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së. Ai ka dëshmuar në Hagë me masa mbrojtëse, ndërsa ka folur duke nisur nga struktura e UÇK-së, e deri te koalicionet LDK-PDK pas luftës. Sipas pretendimeve të tij UÇK-ja nuk kishte strukturë të mirëfilltë dhe përbëhej nga bujq e fshatarë që ishin ngritur për ta mbrojtur vendin. Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson e ka pyetur dëshmitarin për një takim në zonën e Dukagjinit ku kishte marrë pjesë Ramush Haradinaj dhe më pas ka bërë krahasime me zonën ku ka funksionuar dëshmitari. Ramushi thotë se nuk po na jepet mbështetja e duhur nga shtabi i përgjithshëm. A ka ndodhur kështu edhe në zonën e Pashtrikut?”, ka pyetur Emmersoni. Dëshmitari është përgjigjur se nuk kemi pasur pozita të shumta, kam pasur zëvendësin tim, shef të operativës, komandant të njësisë për reagime të shpejta dhe komandant të togjeve. Ai ka spekuluar se shumë deklarime e njoftime nga UÇK-ja bëheshin për ta prezantuar ushtrinë si më të organizuar para popullit edhe pse nuk ishte e tillë. Përpjekja për zhvlerësimin e UÇK-së, nga ky dëshmitar, nuk i ndihmon krerëve të luftës, por mohon historinë e lavdishme të saj, duke e paraqitur si luftë katundarësh, kur dihet mirëfilli se cili kanë niveli arsimor në të gjitha instancat organizative.
