Prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë intervistuan ushtarakun nga Shqipëria, Adem Shehu. Ai është shtetasi i parë shqiptar që intervistohet lidhur me hetimet për krimet e supozuara të UÇK gjatë luftës. Javën e shkuar prokurorët specialë në Hagë, i kishin dërguar një fletëthirrje për tu intervistuar si person që ka dijeni, në detyrën e ish-komandantit të Brigadës 153 të Zonës Operative të Llapit. Gjatë luftës në Kosovë shumë oficerë të ushtrisë shqiptare iu bashkuan luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Adem Shehu është me origjinë nga Farka e Tiranës dhe shërbente si oficer i reparteve kundërajrore. Ai stërviti ata që vinin nga Kosova dhe nga vendet perëndimore. Komandant Adem Sheku llogaritet si njëri nga komandantët më të suksesshëm të UÇK-së, i cili me forcat e tij ishte pozicionuar përreth vijës kufitare të Kosovës me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …