Kadri Kastrati: Është për keqardhje mos reagimi nga Qeveria e Kosovës pas cenimit të sovranitetit të vendit në veri

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati: Serbia ta heq nga koka ëndrrën se mund të marrë territor të Kosovës

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovë, Kadri Kastrati, njohës i çështjeve të sigurisë, vlerëson se pas përfundimit të demarkacionit me Malin e Zi, është e domosdoshme që herët apo vonë të kryhet edhe shënimi i vijës kufitare me Serbinë, shtet ky i cili vazhdimisht ka shfaqur pretendime territoriale ndaj Kosovës. Kur këtij procesi t’i vijë radha, Kastrati kërkon që të mos përsëritet situata e demarkacionit me Malin e Zi, e cila mbajti të bllokuara institucionet dhe çështjen e liberalizimit të vizave, me pretendimin se Kosova humbë tokë. Ai ka thënë se para se të nënshkruhet marrëveshja për caktimin e kufirit me Serbinë, duhet të ketë debat gjithëpërfshirës mes pozitës dhe opozitës, në mënyrë që të ketë pajtueshmëri të plotë rreth kësaj çështjeje.

Kastrati është i bindur se Kosova ka liderë shtetëror të ndërgjegjshëm, të cilët sipas tij, nuk do të gabojnë për t’i dhënë territor Serbisë. Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe i pranuar ndërkombëtarisht me kufijtë aktual, derisa i ka bërë thirrje Serbisë që ta heq nga koka ëndrrën se mund të marrë territor të Kosovës. Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar se në fazën e re të dialogut me Serbinë do të diskutohet edhe për demarkacionin e kufirit mes të dyja shteteve. Sipas tij, shtetet nuk kanë pasur kurrë kufi shtetëror, prandaj edhe do të jetë e vështirë që të arrihet konsensus me Serbinë. Për këtë çështje, Thaçi ka kërkuar edhe përfshirjen dhe mbështetjen e NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …