Ish-komandanti i NATO-s, gjatë luftës në Kosovë Wesley Clark, ka komentuar situatën gjeopolitike në Ballkan. Gjatë një interviste, ai ka shprehur bindjen se Serbia përfundimisht do të njohë pavarësinë e Kosovës. Klark ka shfaqur shqetësime lidhur me qëndrimin e kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili po përpiqet të përdorë Serbinë për qëllime të tij perandorake në rajon. Clark ka vlerësuar se prania e KFOR-it dhe puna e ambasadorit Chris Hill në Serbi janë faktorë pozitivë për parandalimin e konflikteve të mundshme në Ballkan. Gjenerali amerikan, ka analizuar rezistencën e vazhdueshme të Kosovës për pranim në bashkësinë ndërkombëtare dhe refuzimin e Serbisë për të njohur pavarësinë e saj. Clark ka shtuar se Serbia duhet të kuptojë se nuk mund të luajë me dy porta dhe se për të ardhmen e saj është e rëndësishme të përpiqet për normalizimin e marrëdhënieve me perëndimin. Në lidhje me anëtarësimin e Kosovës dhe Serbisë në NATO, Clark ka thënë se nëse Serbia do të merret seriozisht me çështjet problematike dhe do të angazhohet në bashkëpunim me aleancën, anëtarësimi i saj në NATO do të ishte një hap i rëndësishëm drejt paqes dhe stabilitetit në rajon. Ai ka përmendur se në parim do të ishte një gjë e mrekullueshme për të parë të gjithë Ballkanin anëtarë të NATO-s.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …