Ish-Komandanti i NATO-s, Vesli Clark, konstaton se Kosova, është shembull i progresit pas 25 viteve nga ndërhyrja e NATO-s

Ish-Komandanti i përgjithshëm i NATO-s, Vesli Clark, vlerëson progresin e arritur nga Kosova në 25 vitet e pas ndërhyrjes së NATO-s për t’i dhënë fund spastrimit etnik në këtë vend. Duke folur në konferencën për 25 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s, në Kosovë, ai theksoi përparimin e vendit në fushat ekonomike, politike, si dhe hapat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Përmes një video-mesazhi në konferencën me temën “Demokracia, të drejtat e njeriut dhe ndërtimi i paqes”, e organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Arkansasit të SHBA-së, Clark u shpreh se ka besim se Kosova do të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s në të ardhmen. Clark rikujtoi fillimin e operacioneve të NATO-s për të ndaluar spastrimin etnik në Kosovë dhe falënderoi përparimin e bërë prej atëherë. Ai gjithashtu u përpoq të kujtojë viktimat dhe gabimet gjatë fushatës ajrore, duke theksuar përkushtimin për të ndaluar spastrimet etnike serbe. Ai gjithashtu shprehu përulësinë e tij ndaj popullit të Kosovës dhe vlerësoi mbështetjen e tyre ndaj Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …