Gjenerali Sylejman Selimi vijon dëshminë në Hagë, ndërsa mbrojtja kundërshton pranimin e dokumenteve nga Beogradi

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka përfunduar dëshminë në procesin gjyqësor ndaj krerëve të luftës së UÇK-së

Ish-komandanti i Shtabit të përgjithshëm të  UÇK-së, Sylejman Selimi ka përfunduar dëshminë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseli, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Pas përfundimit të dëshmisë, ai  tha se të gjitha procedurat hetimore ndaj tij kanë pushuar meqë gjatë procedurës  ai ka pasor statusin e personit të dyshuar. Pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë qenë dhe mbeten të përkushtuar ndaj drejtësisë, dhe këtë parim e kam dëshmuar edhe gjatë paraqitjes sime para trupit gjykues. Gjatë procedurës kam pasur edhe statusin e personit të dyshuar. Me këtë rast, dëshiroj të informoj publikun se të gjitha procedurat hetimore ndaj meje kanë pushuar. Ai ka falënderuar edhe avokatin e tij, Artan Qerkini.

Kontrolloni gjithashtu

Artan Behrami

Ish-këshilltari i Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar në tërësi qëndrimin për Gjykatën Speciale

Ish-këshilltari i  Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se Amerika e ka ndryshuar radikalisht qëndrimin …