Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka përkujtuar 21 dëshmorët e njësitit “Pëllumbi”, në 22-vjetorin e rënies së tyre. Shala ka thënë se kompleksi memorial, “Pëllumbat e Lirisë”, prehen këta dëshmorë është vetëm një nga qindra e mijëra dëshmi anë e kënd Kosovës, që flet për qëndresën dhe luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe popullit të Kosovës për liri. “Kësaj radhe mungonte në ceremoninë e përkujtimit në vendlindjen e tij ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, që së bashku me themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarë të tjerë po përballen me akuza të padrejta në Gjykatën Speciale në Hagë. Kompleksi memorial ‘Pëllumbat e Lirisë’, në Negrovc, është vetëm një nga qindra e mijëra dëshmi anë e kënd Kosovës, që flet për qëndresën dhe luftën e drejtë dhe të pastër të UÇK-së dhe popullit të Kosovës për liri”, ka shkruar Shala.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …