Ish-komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke e akuzuar se po dëmton qëllimisht ish-liderët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Tara tha se për Gjykatën Speciale ekzistojnë zgjidhje, por mungon vullneti politik dhe mbështetja nga shteti. Kur kryeministri në parlament u thotë ambasadorëve të huaj ‘ja ku janë kriminelët, sillni ata’, çfarë mund të presësh më shumë? Kur ministrja e Jashtme dërgon akuza në Hagë dhe ministri i Financave thotë se liria do të kishte kushtuar më lirë me mercenarë sesa me gjakun e luftëtarëve, kjo tregon qartë qëndrimin e tyre,” deklaroi Tara. Ai theksoi se shteti duhet të veprojë për të mbrojtur ata që kontribuuan në luftën për liri, por sipas tij, Qeveria Kurti nuk ka as vullnet dhe as qëllim për ta bërë këtë. Lidhur me dokumentin e përfolur që ka të bëjë me Gjykatën Speciale, Tara paralajmëroi se publikimi i tij mund të dëmtojë jo vetëm UÇK-në, por edhe shtetin e Kosovës.
