Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Drenicës, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ndaluar në zyrat e EULEX-it për një intervistë me hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Siç konfirmoi djali i tij, Mergim Lushtaku, i cili është deputet i PDK-së, tha se po diskutojnë me avokatin, duke supozuar se intervista mund të zhvillohet vetëm përmes telefonit. Avokati dhe Sami Lushtaku qëndrojnë ende në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë. Mergim Lushtaku ndodhet jashtë zyrave të EULEX-it së bashku me të tjerët të familjes. Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, dhe disa anëtarë të kabinetit të tij gjithashtu janë të pranishëm në këtë situatë. Një ditë më parë, një nga personat e synuar për bastisje nga Specialja ishte Komandantii i UÇK-së, gjatë luftës Sylejman Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …