Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi dhe ish eprori, i UÇK-TMK-së, Jahir Demaku janë liruar nga akuza për krime lufte. Lajmi u bë i ditur gjatë një seances të mbajtur sot në Gjykatën Themelore, në Prishtinë. Trupi Gjykues gjatë leximit të vendimit tha se s’kanë arritur t’i vërtetojnë pretendimet e Prokurorisë dhe në mungesë të provave i ka liruar nga aktakuza. Të akuzuarit janë liruar nga akuza pasi nuk është vërtetuar nga gjykata se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën janë ngarkuar nga PSRK”, tha Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore. Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj 15 të pandehurve por që me aktvendim aktakuza është ndarë në dy akuza, “Drenica 1″, ku bëjnë pjesë Selimi dhe Demaku dhe “Drenica 2”. Ata akuzoheshin me pretendimet e Prokurorisë Speciale se si pjesëtarë të UÇK-së kishin kryer krime lufte kundër popullatës civile duke cenuar integritetin trupor dhe shëndetin e një personi të paidentifikuar nga lagjja Shipol e Mitrovicës. Sylejman Selimi ishte dënuar për rastin “Drenica 2” nga Gjykata e Mitrovicës, në maj të vitit 2015 me 8 vjet burg. Apeli e kishte zbutur dënimin në 7 vjet. Kurse në rastin “Drenica 1” ishte dënuar me 6 vjet dhe rasti është kthyer në rigjykim dhe po gjykohet në Gjykatën e Prishtinës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …