Ish-komandanti i UÇK-së dhe ish deputeti i PDK-së Azem Syla është liruar nga paraburgimi. Këtë lajm e ka bërë të ditur avokati i tij Besnik Berisha. Ai ka thënë se sot Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e masës së paraburgimit kundër Azem Syla. “Gjykata ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes për lirim të menjëhershëm nga masa e paraburgimit. Z. Syla do të mbrohet në liri”, ka thënë Berisha. Syla akuzohet për keqpërdorim dhe tjetërsim pronash në Prishtinë. Bashkë me të akuzohen edhe disa persona tjerë në rastin e njohur si “Toka”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …