Krimineli serb, Goran Radosavleviq, komandanti i xhandarmërisë serbe gjatë luftës në Kosovë, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se nuk shqetësohet fare në lidhje me rezolutën e miratuar nga Dhoma e Përfaqësuesve, me të cilën kërkohet të zgjidhet rasti i vrasjes së tre vëllezërve, Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyçi të tre shtetas amerikanë. “Edhe në të kaluarën kanë miratuar rezoluta. Jam i lodhur nga komentimet”, ka thënë shkurt Radosavleviq Guri. Yll, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …