Ish-komandanti për Moral dhe Politikë i Zonës Operative të Nerodimes, Fehmi Mujtota përmes një postimi i ka kujtuar ditët e vështira të luftimeve të 17 dhe 18 janarit të vitit 1999 si dhe varrimin nën rrethana të jashtëzakonshme të dëshmorëve në fshatin Mollopolc. Në këtë rast ai ka kujtuar edhe komandantin e Brigadës 161 Ahmet Kaçiku i cili iu bashkua bashkëluftëtareve të rënë në fushën e nderit duke ra heroikisht. “18 janar 1999! Pas luftimeve treditore me 17 dhe 18 janar në mbrojtje të kufomave të të masakruarve të Reçakut, dhe pas 72 orëve të rënies së ushtarëve dëshmorë, në mbrëmjen e para 21 viteve e filluam ceremoninë e varrimit në varrezat e dëshmorëve në Mollopolc! Pas tërheqjes së Dëshmorëve të rënë, trupat e tyre u vendosën në xhaminë e fshatit Mollopolc për shkak të luftimeve të vazhdueshme ceremonia e varrimit nuk pati mundësi të kryhet para natës së 18 janarit! Hapja e varreve filloj rreth orës 19:00 dhe ceremonia e varrimit përfundojë rreth orës 01:30 të mëngjesit të 19 janarit! Varrimin e Dëshmorëve e bënë dhe morën pjesë një numër i fshatarëve të Mollopolcit familjarë të Dëshmorëve dhe një numër i kufizuar i ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së, për shkak të rrethanave të rënduara nga luftimet tre ditore. Të pranishmit në ceremoninë e varrimit në temperaturë të ulët shumë gradë nën zero në mbarim të ceremonisë e përcollën edhe fjalën lamtumirës që unë mbajta si i ngarkuar nga Komandanti dhe Komanda e Zonës. Ndarja e njëkohshme me shumë bashkëluftëtar na goditi shumë rëndë. Me të zbardhur dita “Komandanti i Brigadës 161 Ahmet Kaçiku si gjithmonë në istikame dhe në ballë të ushtarëve arriti të ndajë me shumë disiplinë detyrat e secilit vartës dhe ushtar të tij, por, vet nuk na u kthye në Komandë siç bënte çdo mbrëmje me na dhënë forcë dhe kurajo” Komandanti ra heroikisht dhe ju bashkua 10 ushtarëve të tij Dëshmorë! Lavdi Komandant Ahmet Kaçiku! Lavdi Dëshmorëve të rënë në luftimet 15 – 19 janar 1999! Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit! Lavdi luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …