Ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë, gjatë kohës së bambardimeve kundër Serbisë Wesley Clark, ka folur për agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe ka treguar se si duhet të veprojnë Amerika dhe NATO-ja. Gjenerali, Vesli Klark i cili ka udhëhequr bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi, ka deklaruar se ShBA-ja duhet të ndërmarrë hapa ndaj agresionit rus. Ajo duhet të shfaq evidencë në Kombet e Bashkuara dhe të marrë vullnetin e shteteve të botës për të ndalur kërcënimin e agresionit rus”, ka thënë Clark për mediet në Amerikkë. Clark shpjegoi se situata në Ukrainë është e rëndësishme për amerikanët. Ajo që Rusia dëshiron të bëjë është të përdorë ushtrinë e saj për të luajtur politika të pushtetit dhe për të shtypur shtetet e pavarura, për t’i marrë ato dhe për t’i bërë shtete vasalë, apo satelite”, tha Vesli Clark.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …