Gjykata Themelore e Prishtinës, me kërkesë të prokurorisë së EULEX-it ia ka vazhduar paraburgimin, Azem Sylës edhe për tre muaj të tjerë, ka bërë të ditur avokati, Tomë Gashi, i cili edhe e ka kundërshtuar vendimin. Azem Syla ka një muaj që po mbahet në paraburgim, pasi është në mesin e 50 personave të dyshuar për keqpërdorime në procesin e shpronësimit të disa pronave në Cagllavicë. Përveç tij e njëjta gjykatë u ka shqiptuar nga tre muaj tjerë paraburgim edhe shtatë personave të tjerë të dyshuar te të njëjti grup. Avokat i Azem Sylës, Tomë Gashi ka thënë me këtë raste se “vazhdimi i paraburgimit deri më 27 gusht 2016 është krejtësisht i panevojshëm, ngase hetimet do të vërtetojnë pafajësinë e tij”. Ai ka shpjeguar me këtë raste e ekipit të mbrojtësve së shpejti do t’ i bashkohen avokatët me renome botërore Gregor Guy Smith dhe Colleen Rohan, të cilët kanë mbrojtur me sukses edhe disa komandantë të UÇK-së në Tribunalin e Hagës.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …