Ish-krye-shefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi është deklaruar plotësisht i pafajshëm lidhur me akuzën për Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar. Krasniqi deklarimin për pafajësi e bëri në seancën e shqyrtimit fillestare, e cila u mbajt sot në Gjykatën Themelore në Prishtinës. Prokurori Special, Dren Paca pasi ka lexuar aktakuzën tha se Nagip Krasniqi në cilësinë e personit zyrtar ka shfrytëzuar pozitën e kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, me qëllim që operatorit ekonomik “Holding Slovenske Elektrane” SE nga Sllovenia t’ia mundësojë tregtimin e energjisë elektrike në Republikën e Kosovës në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe Ligjit për Rregullatorin e Energjisë. Sipas aktakuzës, operatorit “Holding Slovenske Elektrane”, i është mundësuar përfitim pasuror dhe shmangie nga pagesat tatimore, duke i shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës, në vlerë prej mbi 531 mijë e 920 euro.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …