Meliza Haradinaj-Stublla e quan të drejtë vendimin e MPJD-së për t'ia ndaluar hyrjen në Kosovë, Petar Petkoviqit

Ish kryediplomatja Haradinaj Stublla i ka reaguar kryediplomates Donika Gërvallës-Schwarz

Ish ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla i ka reaguar kryediplomates, Donika Gërvelles Schwarz për lejen që ia ka dhënë shefit të zyrës së ashtuquajtur serbe për Kosovën, Petar Petkoviqit. Ish ministrja Meliza Haradinaj Stublla ka shkruar se dhënia e lejes për vizitë në Mitrovicë e në Deçan, me shpresë për respektim të marrëveshjeve të Brukselit – dikujt që sa herë ka ardhë ka shkelur ato, ka shpërndarë gënjeshtra historike e politike kundër nesh, ka mohuar krimet e Millosheviqit, ka mohuar ekzistencën e Republikës së Kosovës, ka keqpërdorë për qëllime politike Manastirin e Deçanit dhe vazhdon të mbajë ilegalisht në burg në Serbi dy qytetarë të Kosovës, është njejtë sikur t’a ushqesh ujkun me shpresë se nuk do të të kafshojë”, ka shkruar në mes tjerash ish ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …