leoni

Burim Ramadani

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se udhëheqja aktuale në Serbi e promovon pan-serbizmin

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka deklaruar se udhëheqja aktuale në Serbi e promovon panserbizmin. Ai ka bërë me dije se të njëjtën qasjen e kanë pasur të gjitha partitë politike edhe gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Ramadani ka thënë se në këtë mënyrë Serbia rrezikon rajonin. Nëse shikojmë se si partitë në Serbi e kanë bërë fushatën zgjedhore, atëherë vëmë re se bëhet fjalë për panserbizëm. Udhëheqja aktuale, e cila tashmë edhe është konfirmuar, promovon panserbizmin dhe kështu kërcënon sigurinë dhe qëndrueshmërinë e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Ramadani. Burim Ramadani ka deklaruar se kjo tregon nevojën që vendet tjera të rajonit duhet të anëtarësohen në NATO. Kosova dhe Bosnje dhe Hercegovina duhet t’i bashkohen NATO-s me hapa të përshpejtuar dhe, në të njëjtën kohë, Serbia duhet ta marrë dënimin e merituar nëse vazhdon të promovojë ideologji nacionaliste të panserbizmit, qoftë duke futur në listën e zezë individë të saj, qoftë duke e hequr atë nga (programi i NATO-s) Partneriteti për Paqe, për fillim”, ka thënë, Burim  Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …