Jakup Krasniqi

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, deklaron se Kosova nuk ka nevojë të ngutet për të arritur një marrëveshje me Serbinë

Në një bisedë në studion e TV-Diellit, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka folur për disa nga problemet e çështjet kryesore,  me të cilat po ballafaqohet vendi, në radhë të parë për shkak të qëndrimeve të dobëta dhe të mefshta të delegacionit të Kosovës, në bisedime me palën serbe, në Bruksel.  Ai ka saktësuar me këtë rast se pranimi për bisedime me Serbinë, sidomos  pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës,  më 17 shkurt të vitit 2008, dhe pas verdiktit  të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në vitin 2011, e cila kishte bërë të ditur se shpallja  e pavarësisë së Kosovës nuk binte ndesh me ligjet e së drejtës ndërkombëtare, ka qenë një gabim i madh, nga i cili ka rrjedhë më vonë krejt ky proces pa krye i bisedimeve, i cili ka stagnuar shumë procese të tjera madje edhe zhvillimore në vend. Jakup Krasniqi po ashtu ka arsyetuar vendosjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë, meqë sipas tij kjo ishte një kundërpërgjigje në sjelljen arrogante të Beogradit dhe mosgatishmërisë së kërkimit falje për krimet që ajo ka kryer në Kosovë. Taksa nuk e pengon dialogun me Serbinë nëse ajo kërkon një zgjidhje të problemeve për të cilat është e interesuar. ( Më gjerësisht, në intervista)

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …