Jakup Krasniqi

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, ka kërkuar reformë të thellë të politikës së jashtme të Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, duke iu referuar shkrimeve nëpër medie, lidhur me diplomacinë e Kosovës në raport me ofensivën diplomatike të Serbisë ka kërkuar reformë të thellë të politikës së jashtme të vendit tonë. “Kosova po e pëson për shkak të papërgjegjësisë të drejtuesve të shtetit! Ne kemi pasur ku të mësojmë se si i shërbehet kombit dhe atdheut, por thjeshtë nuk po dëshirojnë ata që i kanë mundësit e vendimeve të duhura!? Diplomacia jonë urgjentisht duhet ta filloj e realizoi një reformë të thellë. Krejt çështja është: A kanë vullnet ata që duhet ta bëjnë reformën?”, ka shkruar mes tjerash ish kryekuvendari i Kosovës Krasniqi.

Jakup Krasniqi: Ku është diplomacia e Kosovës?

Sot me intrigoj lajmi i dhënë në mediet tona se “Serbia është në ofensivë diplomatike kundër Kosovës”, kjo po ndodh në kohën kur udhëheqësit e lartë të shtetit tonë, gjitha energjitë e tyre politike e “diplomatike” i kanë orientuar në “normalizimin e marrëdhënieve” me Serbinë?! Me Serbinë e cila jo vetëm në krye të shtetit por edhe të diplomacisë i ka të angazhuar ekspertët e organizimit të politikave të gjenocidit në hapësirat e ish-Jugosllavisë në dekadat e fundit të shekullit XX. Madje kryediplomati ynë paska thënë: “Nuk ka shtet në Afrikë që Serbia nuk e ka një delegacion permanent që punon. Kanë paraparë një buxhet 300 milionësh, kanë angazhuar mbi 20 ekspertë në lëmin e diplomacisë që të vizitojnë shtetet qoftë për tërheqje të njohjes, qoftë për mos njohje të Kosovës”, shkruan sot: https://gazetablic.com/serbia-ne-ofensive-diplomatike-kund…/.

Ne një situatë të tillë natyrshëm shtrohet pyetja: Ku është diplomacia jonë dhe a kemi farë diplomacie?

Ne, në Kosovë jo vetëm që nuk kemi arritur të ndërtojmë institucione të qëndrueshme të shtetit, por edhe më se keqi e kemi lënë diplomacinë. Aty ku do të duhej të ishte ajka e politikës diplomatike, ajka intelektuale dhe atdhetare.

Një traditë e jona kombëtare thotë: “Mashkullin më të mirë, më të urtë, më të guximshmin, nxirre për punët jashtë familjes (shtëpisë)!” Si po duket jo vetëm në ketë rast, ne nuk kemi mësuar nga tradita jonë dhe nuk thuhet kotë “kush nuk mëson e pëson”. Kosova po e pëson për shkak të papërgjegjësisë të drejtuesve të shtetit!

Ne kemi pasur ku të mësojmë se si i shërbehet kombit dhe atdheut, por thjeshtë nuk po dëshirojnë ata që i kanë mundësit e vendimeve të duhura!?

Diplomacia jonë urgjentisht duhet ta fillojë e ta realizojë një reformë të thellë. Krejt çështja është: A kanë vullnet ata që duhet ta bëjnë reformën?

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …