Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës socialdemokrate, Jakup Krasniqi, shprehet kategorik kundër heqjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe, duke sqaruar se kjo taksë është e vonuar dhe se në drejtim të politikës agresive të Serbisë, Kosova duhet të vendos masa të tjera, për ta kushtëzuar dialogun. Mendim të prerë ka edhe për idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, ku ish kryekuvendari thotë se Kosova nuk ka çka t’i jap Serbisë. Ai këmbëngulë që dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë të udhëhiqet nga delegacioni shtetëror i votuar në Kuvend, e jo nga presidenti. Ai këshillon kryeministrin që të qëndrojë pas taksës, pasi, presioni ndërkombëtar duhet të drejtohet te Beogradi e jo te Prishtina. Mos unifikimi rreth taksës nga spektri politik, sipas Krasniqit, ka sjell reagime dhe presione nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Evropa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …