Jakup Krasniqi: Jo paramilitarë dhe jo masakra

Ish-kryekuvendari, Jakup Krasniqi, thotë se praktika parlamentare e njeh shumicën parlamentare

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë se pret nga Gjykata Kushtetuese të jetë në rolin e saj kushtetues për t’i dhënë një zgjidhje kushtetuese ngërçit politik në vend. Në një deklaratë për “Epoka e re”, Krasniqi ka folur për vendimin që pritet ta japë këtë javë Gjykata Kushtetuese lidhur me dekretin e kryetarit,  Hashim Thaçi për mandatarin, Avdullah Hoti,  për formimin e qeverisë së re. “Në rend të parë pres nga politika dhe ‘ekspertët’ që ta kuptojnë se Gjykatës Kushtetuese e Kosovës nuk është Gjykatë Apeli apo Gjykatë Supreme në kuadër të Sistemit të Drejtësisë, është gjykatë për interpretimin e kushtetutshmërisë dhe për të lehtësuar e jo ndërlikuar vendimmarrjen politike, sidomos atëherë kur politika e bënë interpretimin sipas këndvështrimeve të ngushta partiake. Pres që Gjykata Kushtetuese të jetë në rolin e saj kushtetues për t’i dhënë një zgjidhje kushtetuese këtij ngërçi politik që nuk i duhet askujt”, është shprehur mes tjerash, ish kryekuvendari,  Jakup Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …