Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka drejtuar kritika të shumta në adresë të Qeverisë Kurti, për të cilën ka thënë se po bënë ato veprime që dikur zotohej se nuk do t’i bënte kurrë. Ai ka shkruar se në vend që vendimet të merren në Prishtinë në bashkëpunim dhe sipas këshillave të miqve tanë, këta shkojnë të dialogojnë me Serbinë në Bruksel. “Para një jave thonin se nuk diskutojnë në Bruksel për çështjen e dinarit. Tani detyrohen të ulen në tavolinë. Në vend se të dëgjoheshin këshillat e miqve e të vazhdohej dialogu i nisur për marrëveshje finale për njohje reciproke, mbrapshtitë e qeveritarëve në shkuarje na acaruan raportet me gjithë botën demokratike, na dhanë të mbrapshtën, na krijuan status quo të re, na bllokuan procesin eurointegrues, na sollën sanksione, na cenuan” ka shkruar ish kryeministri, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …