Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme dhe t’i shqyrtoj masat e Bashkimit Evropian që ia kanë vënë Kosovës. Ai ka shkruar se ndonëse ka kohë që Qeveria është njoftuar për këto masa, ajo nuk ka njoftuar as Kuvendin e as qytetarët e Kosovës. “Më 28 qershor 2023, BE e paska njoftuar Qeverinë e Kosovës për sanksionet e vendosura: suspendimi i MSA-së, suspendimi i projekteve që financohen nga Korniza Investuese për Ballkanin Perëndimor, pezullimi i fondeve të IPA, pezullimi i takimeve të larta dy palëshe dhe masa të tjera. Qeveria e Kosovës nuk e ka njoftuar as Kuvendin e Kosovës dhe as qytetarët për këtë situatë të re. Ku është Presidentja e vendit? Pse nuk po e ushtron funksionin e saj? Ky binom po e çojnë Kosovën në një rrugë tjetër, jo në atë të perëndimit. Një gjë është e qartë: Kosova nuk mund të udhëhiqet nga një Kryeministër dhe Presidente, të cilët i sjellin vendit sanksione në vend të integrimit euro-atlantik” ka shkruar deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …