Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për raportin e buxhetit të vitit 2023. Ai ka shkruar se ka neglizhim të mijëra njerëzve nga kategori të ndryshme për t’u përballur me inflacionin. “Sipas raportit të buxhetit për vitin 2023, kompanitë që kanë pasur kontrata me shtetin janë dëmshpërblyer me 8.5 milionë euro për shkak të inflacionit. Por kjo nuk ka ndodhur për mijëra arsimtarë, mjekë, policë, shërbyes civil, ushtarë, pensionisë, familje në asistencë, veteranë të luftës e kategori të tjera. Për të gjitha këto kategori, të ardhurat reale janë ulur për shkak të inflacionit. Pavarësisht rritjes së të hyrave buxhetore që vinte nga rritja e çmimeve, dhe rezolutave të opozitës, qeveria i ka injoruar këto kategori”, ka shkruar deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …