Avdullah Hoti: Albin Kurti duke mos përfillur këshillat e aleatëve, bien në kurthin e Vuçiqit që për qëllim ka tensionimin e veriut

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti kritikon qeverinë për mungesën e dialogut social me SBAShK-un

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesën e dialogut social me Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Gjatë intervistës për Kosovapres, ai ka theksuar se mungesa e dialogut social tash e një kohë e ka sjellë këtë situatë . “Besoj që kësaj radhë janë plotësisht të realizueshme për faktin që kërkesat e tyre nuk është shumë e madhe. Ajo që është më e rëndësishme që të hyrat buxhetore janë të mira, kryesisht për shkak të inflacionit të lartë, rritjes së të hyrave buxhetore nga tatimet, kështu që është krejtësisht e përballueshme për buxhetin e shtetit që të plotësoj këtë kërkesë. Kërkesa e sindikatës e arsyeshme për faktin që është vonuar ligji i pagave, pa asnjë arsye deri më tash… krejt çfarë është dashur të bëjë kjo qeveri është të rishikoj eventualisht, të diskutojë me sindikatat përkatëse, me grupet e ndryshme të interesit dhe ta procedojë këtë ligj në kuvend”, ka thënë mes tjerash ish-kryeministri, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …