Avdullah Hoti

Ish kryeministri, Avdullah Hoti mendon se situata depresive dhe e pasigurisë është rezultat i Qeverisë Kurti

Ish kryeministri, Avdullah Hoti ka shkruar se situata depresive dhe e pasigurisë është rezultat i Qeverisë Kurti. Ai ka shkruar më tutje se një qeveri e mbarë do të kishte evituar problemet, apo do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët. “Situata depresive dhe e pasigurisë në Kosovë është kryesisht rezultat i veprimeve/mosveprimeve të Qeverisë ndaj zhvillimeve ekonomike e politike në Kosovë dhe rajon. Një qeverisje e mbarë dhe normale, e motivuar për punë e jo e shtyrë nga populizmat, komunikuese me partnerët social, do t’i kishte evituar problemet me të cilat po përballemi, ose së paku do t’i kishte zbutur pasojat për qytetarët” ka shkruar ish kryeministri i Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …