Hoti e nënshkruan Rregulloren për Organizim të Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit

Ish-kryeministri dhe kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, foli për krizën energjetike, me të cilën po përballet vendi

Ish-kryeministri i Kosovës dhe kandidati për deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur për krizën energjetike që po përballet vendi. Hoti ka thënë se Qeveria Kurti për katër vite qeverisje s’e ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri energjetik, ndërkohë që projekti i gazit që u refuzua, do të ishte funksional tashmë. Hoti ka komentuar edhe deklaratën e kreut të KOSTT-it, i cili tha se ngarkesa në rrjet po vjen shkaku i zhvillimit ekonomik. Deputeti i LDK-së thotë se tashmë kur vendi po përballet me mungesë energjie, të paaftët dijnë të bëjnë vetëm deklarime të përçudnuara.  Katër vite në qeverisje. Asnjë kapacitet i ri energjetik nuk është ndërtuar. Projekti i gazit u anulua, i cili sot do të ishte funksional. Tani kur përballemi me mungesë të energjisë në dimër, këta të paaftë që dinë të bëjnë vetëm deklarime të përçudnuara se: “nuk ka mungesë të energjisë, por ka mbingarkesë”, “mbingarkesa po vjen për shkak të zhvillimit ekonomik” etj. Ta merr mendja se zhvillimi ekonomik ndodh vetëm në dimër, e jo në verë. Kur pyetet ministrja e ekonomisë për reduktimet me energji, ajo përgjigjet se i ka përcjellë ankesat e qytetarëve në KEDS, sikur të ishte zyrtare për ankesa të qytetarëve e jo ministre përgjegjëse për zhvillimin strategjik të sektorit të energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Në Veri do të organizojmë zgjedhje të lira dhe pa bashkëpunim me Listën Serbe

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shpallur angazhimin e tij …