Isa Mustafa

Ish-kryeministri dhe kryetari LDK-së Isa Mustafa, ka folur për qeverinë e Albin Kurtit gjatë vitit 2022

Ish-kryeministri dhe kryetari LDK-së Isa Mustafa, ka folur për qeverinë e Albin Kurtit gjatë vitit 2022. Ai ka thënë me këtë rast se Qeveria është promovuar si një qeveri e ndryshimeve, por që realisht nuk ndodhi të jetë e tillë, pasi akoma vuan nga paragjykimet e së kaluarës. “Kjo qeveri u promovua si e tillë por ndryshimi pozitiv nuk ndodhi në asnjë fushë, kurse shpresa po vazhdon e pashuar, sidomos te militantët e saj. Është qeveri e cila nuk ka treguar aftësi dhe gjeturi të shikojë përpara dhe të merret me të ardhmen, por është bërë rob i së kaluarës, qoftë i qëndrimeve të saj rigjide politike, qoftë i paragjykimeve për qeverisjet e kaluara. Qeveri e logjikës represive, e cila mburret me të dhënat për arrestimet, në vend që të krenohej me të dhënat për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë Mustafa për “Zërin”. Gjatë vitit 2022 Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti më së shumti ka dështuar në bashkëpunimin me partnerët strategjikë, por edhe ka çaluar dhe është kthyer mbrapa në shëndetësi, arsim dhe ekonomi. Kësaj qeverie i kanë munguar prioritetet, nuk ka qenë e fokusuar në asnjë fushë, e cila do ta identifikonte kursin e saj qeverisës. Ka çaluar ose edhe është kthyer mbrapa në shëndetësi dhe në arsim. Inflacioni e ka menaxhuar qeverinë e jo qeveria inflacionin. Kanë rënë investimet publike, kurse vlera e mjeteve buxhetore është zhvlerësuat, duke mos u përdorur”, ka thënë Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …